Kompania “Eurotrade Securities sh.a.” është themeluar në vitin 2017 nga një staf menaxhimi me eksperiencë
më shumë se 5-vjeçare në fushën e shërbimeve të marketingut financiar.
Eurotrade Securities Sh.a. është e regjistruar dhe njihet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj. Gjithashtu kompania mund të kryejë çdo aktivitet tjetër plotësues dhe ndihmës që ka si qëllim ofrimin e çdo shërbimi dhe kryerjen e çdo aktiviteti tjetër, në rast se rezultojnë të dobishme dhe/ose të nevojshme për përmbushjen e objektit kryesor.
Aktualisht, Eurotrade Securities punëson mbi 300 punonjës, kryesisht të rinj me moshë mesatare nën 30 vjeç, produkt i një procesi përzgjedhës rigoroz. Për kompaninë tonë është i rëndësishëm investimi në drejtim të
zhvillimit profesional të burimeve të saj, prandaj ne ofrojmë trajnime formuese të stafit.
Eurotrade Securities Sh.a. është e regjistruar dhe njihet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj.
Gjatë ushtrimit të aktivitetit tonë bashkëpunojmë ngushtë me LeadCapital Markets Ltd, një broker Evropian i autorizuar dhe i licencuar nga CySec (Autoriteti i Mbikqyrjes Qipriote), që zotëron markën TRADE.COM. Veprojmë si mbështetës i klientelës ndërkombëtare për trading-un online në tregjet Forex e CFD:
• Klientëve u ofrohet asistencë lidhur me hapjen e llogarive, duke verifikuar me kujdes që dokumentacioni
të jetë konform rregullave dhe në respekt të proçedurave,
• Klientët bëhen pjesë e kësaj përvoje që quhet trading online, përpunohen dhe u ofrohen kurse trajnimi
professionale mbi përdorimin e platformës online,
• Klientët orientohen drejt gjetjes së burimeve dhe indikatorëve më të besueshme në treg me qëllim që
t’u jepet mundësia për të marrë vendimet më të duhura për investimet e mundshme.
Kompleksi Park Construksion, Godina D, Kati i dytë, Njesia Bashkiake Nr. 7, Tiranë