na telefononi+355 67 20 72222
e-Mailhr@eurotradesecurities.com
AdresaKompleksi Park Construksion, Godina D, Kati i dytë, Njesia Bashkiake Nr. 7, Tiranë

Kush jemi

Kompania “Eurotrade Securities sh.a.” është themeluar në vitin 2017 nga një staf menaxhimi me eksperiencë më shumë se 5-vjeçare në fushën e shërbimeve të marketingut financiar.

Eurotrade Securities Sh.a. ka marrë licencën si Broker nga AMF (Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare).Me qendër në Tiranë, kompania ushtron aktivitetin në fushën e konsulences financiare për investimet në tregjet ndërkombëtare. Menaxhimi profesional dhe garantimi i standardeve më të larta të ofrimit të shërbimeve qëndrojnë në themelin e rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të kompanisë.

Aktualisht, Eurotrade Securities punëson mbi 300 punonjës, kryesisht të rinj me moshë mesatare nën 30 vjeç, produkt i një procesi përzgjedhës rigoroz. Për kompaninë tonë është i rëndësishëm investimi në drejtim të zhvillimit profesional të burimeve të saj, prandaj ne ofrojmë trajnime formuese të stafit.

Kuadri Ligjor:

Legjislacioni shqiptar ka përcaktuar prej vitit 2008 rregullat bazë për veprimtarinë e Shoqërive Komisionere që veprojnë në vendin tonë si dhe për llogari të operatorëve të huaj. Institucioni publik përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e këtij sistemi financiar është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Ky institucion raporton në Kuvend për aktivitetin e tij dhe është institucion i pavarur.

Përkufizimi i ligjit nr. 9879, datë 21.02.2008 “Për Titujt” përcakton:

“Titujt janë instrumente financiare, të cilat emetohen dhe tregtohen për sigurimin e fitimit, nëpërmjet administrimit të të drejtave, që rrjedhin nga zotërimi i tyre. Në termin “tituj” përfshihen pa kufizim aksionet, obligacionet e shoqërive tregtare dhe të pushtetit vendor, bonot e thesarit dhe obligacionet e emetuara nga shteti shqiptar, titujt e emetuar nga Banka e Shqipërisë, dëftesat tregtare, aksionet ose kuotat e fondeve të investimit, si dhe instrumente të tjera financiare, të krahasueshme me aksionet dhe obligacionet dhe që vlerësohen dhe miratohen si të tilla nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”.

Licencimi

Kompania është e autorizuar përmes një liçencë të lëshuar nga AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare), për kryerjen e transaksioneve me tituj dhe veçanërisht blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit ne tregun e licensuar ne territorin e Republikes se Shqiperise. Gjithashtu kompania mund të kryeje çdo aktivitet tjetër plotësues dhe ndihmës që synon të ofrojë çdo shërbim dhe të zhvillojë çdo aktivitet tjetër, në rast se rezultojnë të dobishme dhe/ose të nevojshme për përmbushjen e objektit kryesor.

Vendimi Nr. 28, datë 30.03.2017 i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare aprovoi kërkesën e paraqitur nga ana e “Eurotrade Securities Sh.a.” për t’u licencuar si shoqëri brokerimi në tituj për blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit në tregun e licencuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.
“Eurotrade Securities Sh.a.” ka marrë licencën nga AMF në 30 mars të 2017, si agjent brokeri në letra me vlerë në emër dhe për llogari të “LeadCapital Markets”Ltd, shoqëri brokerimi.Të gjitha transaksionet financiare të aktivitetit të kompanisë janë gjithashtu subjekt i mbikëqyrjes së vazhdueshme të autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe ato ndërkombëtare.

Na kontaktoni:
AdresaKompleksi Park Construksion,
Godina D, Kati i dytë, Njesia
Bashkiake Nr. 7, Tiranë
e-mailhr@eurotradesecurities.com
Telefon+355 67 20 72222
Orari i punësE Hënë - E Premte
10:00 - 19:00

Deklaratë për Rrezikun

Kujdes! Tregtimi në platforma online përmban rrezik të konsiderueshëm dhe mund të sjellë humbjen e investimeve tuaja dhe si e tillë kjo formë tregtimi nuk mund të jetë e përshtatshme për të gjithë investitorët. Përpara se të vendosni të tregtoni në një platformë online këshillohuni me ekspertë financiarë të pavarur dhe të liçencuar. Parashikimet për të ardhmen nuk janë tregues të mjaftueshëm për performancën e së ardhmes