


Kompania “Eurotrade Securities sh.a.” është themeluar në vitin 2017 nga një staf menaxhimi me eksperiencë
më shumë se 5-vjeçare në fushën e shërbimeve të marketingut financiar.
Me qendër në Tiranë, kompania ushtron aktivitetin në fushën e konsulences financiare për investimet në tregjet ndërkombëtare. Menaxhimi profesional dhe garantimi i standardeve më të larta të ofrimit të shërbimeve qëndrojnë në themelin e rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të kompanisë.
Aktualisht, Eurotrade Securities punëson mbi 300 punonjës, kryesisht të rinj me moshë mesatare nën 30 vjeç, produkt i një procesi përzgjedhës rigoroz. Për kompaninë tonë është i rëndësishëm investimi në drejtim të
zhvillimit profesional të burimeve të saj, prandaj ne ofrojmë trajnime formuese të stafit.